Mbi një kulm në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Prishtinë është hasur një kukull në formë njeriu, e cila pas kontrollit të policisë rezultoi të ishte vetëm një kukull e mbushur me letër dhe e mbëshjellur me ngjitës.
Policia kishte rrethuar vendin e ngjarjes pasi që infomata për një mjet shperthyes nga polica ishte marrë rreth orës 11:00.
” Pas ekzaminimit të mjetit ( kukull e mbështjellur me ngjitës), kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes”, thuhet në njoftimin nga Policia./gazetametro.net/