Loading…

Mjetet piroteknike do ta përkeqësojnë më shumë ajrin

  • 26/12/2016 | 08:44

Mjetet piroteknike do ta përkeqësojnë më shumë ajrin

Festat e fundvitit në Kosovë zakonisht kremtohen dy-tri javë përpara nëpërmjet krismave të mjeteve piroteknike. Ndonëse ka një rregullore për përdorimin e tyre ato hidhen në mënyrë të pakontrolluar dhe para afatit të përcaktuar.


Sipas Udhëzimit Administrativ 26/2008-MPB, shitja e fishekzjarrëve të kategorisë 1, ku efekti kryesor është krisma, është e lejuar nga 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga 26 dhjetori deri më 2 janar 2017. Ky udhëzim ka disa vjet që nuk respektohet.

Njohës të çështjeve të ambientit vlerësojnë se këtë vit në Kosovë do të ketë dëme edhe më të mëdha nga hedhja e mjeteve piroteknike pasi situata me ajrin tashmë ka marrë përmasa alarmante.

Ambientalisti Daut Maloku ka thënë se në situatën aktuale me cilësinë e ajrit duhet plotësisht të ndalohet përdorimi i këtyre mjeteve sidomos në Prishtinë.

Të shqetësuar rreth përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar janë shprehur edhe qytetarët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë