Loading…

Mjeku shqiptar për vrasjen e 35-vjeçares, tregon sa minuta kishte kohë për ta shpëtuar foshnjën

  • 03/12/2022 | 23:11

Mjeku shqiptar për vrasjen e 35-vjeçares, tregon sa minuta kishte kohë për ta shpëtuar foshnjën

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi, për të shpëtuar foshnjen e saj.


Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Bimbashi u shpreh se koha për të ndërhyrë ishte vetëm 7 minuta, pasi aq është koha që një foshnja të mund të dilte i gjallë, pas vdekjes së 30-vjeçares.

Megjithatë, Bimbashi nënvizoi se teorikisht, foshnja mund të shpëtohej.

“Në raste të tilla, që shpresojmë të jenë të rralla dhe të jetë i fundit natyrisht, mendoj që ndërhyrja e mjekëve nga ana praktike do ishte e pamundur. Duhet të kemi parasysh që kjo histori është 7 minuta.

Llogarite tani që nuk është e thjeshtë që nga oborri i spitalit, të bëhet një ndërhyrje e tillë për të shpëtuar jetën. Në 7 minuta nuk kemi çfarë gjykojmë më sepse nëna është e vdekur, nuk ka nevojë për narkozë, mjafton të nxjerrësh foshnjën. Teorikisht, them edhe një herë që është e mundur”, theksoi ai.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili më 30 nëntor.

Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë