Loading…

Mjeku kujdestar tregon se kush i dërgoi në spital dy viktimat e Pejës

  • 09/09/2021 | 08:50

Mjeku kujdestar tregon se kush i dërgoi në spital dy viktimat e Pejës

Për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në qytetin e Pejës ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.

I njëjti ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.

“Rreth orës 20;30 pa shenja jete janë sjell ne spital, dhe një i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Nga kjo ngjarje pa shenja jete kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë