Loading…

Mjeku australian operon 30 fëmijë me probleme kirurgjike në QKUK

  • 10/05/2019 | 11:51

Mjeku australian operon 30 fëmijë me probleme kirurgjike në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve po qëndron profesori Peaddy Dewan nga Australia, i cili në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, po kontrollon dhe operon fëmijë që kanë probleme të ndërlikuara kirurgjike.


Deri tani, ekipi i udhëhequr nga Prof. Dewan, ka operuar 30 fëmijë me komplikime shëndetësore, 30 të tjerë kanë kryer kontrolle mjekësore.

Dr. Dewan ka punuar nga vikendi i kaluar dhe do të punojë edhe këtë vikend, përderisa kjo është hera e dhjetë që ai vjen për të kontribuar për mjekimin e fëmijëve në Kosovë.

Gjatë gjithë kohës në operacione kanë qenë edhe mjekët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Për ta falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në Kosovë, Prof. Dewan sot është pritur edhe nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Ai ka falënderuar profesorin për kontributin e tij dhe ndihmesat që po jep, jo vetëm për të operuar dhe kontrolluar fëmijët, por edhe për trajnim të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike.

Poashtu, e falënderoi që falë punës së tij është kursyer edhe buxheti, meqë fëmijët janë operuar në klinikë dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen jashtë vendi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë