Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër boshnjake, ka raportuar se dy persona e kanë sulmuar fizikisht në banesën e saj, kanë grabitur para dhe stoli ari dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, në qendrën në Mitrovicë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.