Loading…

Mitrovicë: 34-vjeçarja hidhet nga kati i dytë i banesës, shpëton mrekullisht e dërgohet në QKUK

  • 08/02/2023 | 19:09

Mitrovicë: 34-vjeçarja hidhet nga kati i dytë i banesës, shpëton mrekullisht e dërgohet në QKUK

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.


Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i një ndërtese në rrugën “Nexhip Dragaj.

Viktima, e moshës 34-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht dhe fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është raportuar në Polici nga nëna e saj e cila e pa momentin e tmerrshëm kur e bija kërceu nga kati i dytë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi dhe kishte shenja jete.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë