Loading…

Miting 1997: Kur Berisha sfidonte plumat e bandave (Video)

  • 09/03/2017 | 17:28

Miting 1997: Kur Berisha sfidonte plumat e bandave (Video)

Ishte viti i mbrapshtë 1997 dhe një prej qyteteve më problematike në vend, Lushnje, por kjo nuk e pengoi presidentin e asaj kohe Sali Berisha të mbante një miting të shkurtër në qytetin e Myzeqesë.


Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga shumë njerëz, mes tyre edhe Azem Hajdari, Berisha premtoi përmes plumbave se ata që po e digjnin Shqipërinë do të vinte dita të paguanin.

Në këtë kohë Lushnja kontrollohej nga banda e Aldo Bares, i cili ditët e fundit duket se i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj Aldo Bares në Gjykatën e Lartë, raportojnë mediat në Tiranë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë