Loading…

Misteri i vdekjes së diktatorit Stalin

  • 21/01/2017 | 19:00

Misteri i vdekjes së diktatorit Stalin

Josef Visarionoviq Stalin ishte një prej diktatorëve më të ashpër të historisë. Ai vdiq më 1953 në rrethana misterioze. Thuhet se ai u helmua për të shmangur një luftë të tretë botërore.

Zyrtarisht, Stalini vdiq nga një gjakderdhje në tru, edhe pse të paktë janë ata që besojnë këtë version. Mbrëmjen e 28 shkurtit 1953, udhëheqësi sovjetik mblodhi ata më besnikët e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov. Më parë panë një film në Kremlin, pastaj shkuan në banesën e Stalinit në fshat dhe nisën të pinë gjithë natën.

Kur mysafirët u larguan, Stalini lajmëroi truprojat e tij se të nesërmen do të flinte deri vonë. Për të mos e shqetësuar, askush nuk hyri në dhomën e tij të gjumit deri në orën 22.00 të mbrëmjes së ditës tjetër, kur u gjet pothuajse i pajetë. Kur mbërriti mjeku, Stalini kishte vdekur tashmë. Kongresi amerikan në vitin 2003 konkludoi se tirani kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

_66207523_66205414

Besnikët e tij druheshin se mos diktatori kishte për qëllim që të persekutonte hebrenjtë, një fakt që do të shkaktonte më pas një luftë me SHBA’në. Pra mendohet që kanë qenë njerëzit më të afërt të Stalinit që e kanë helmuar, për të shmangur një luftë të tretë botërore por edhe për të shpëtuar lëkurën: thuhet që Stalini kishte ndërmend të spastronte të gjithë Byronë Politike. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë