Loading…

Misteri i skeletit Rosie

  • 29/12/2016 | 19:30

Misteri i skeletit Rosie

Ajo ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka vdekur, por skeleti i vajzës së re, e cila ka jetuar në epokën e gurit, tregon se ajo ka jetuar një jetë të vështirë.


Skeleti 4,500 vjeçar, i quajtur Rosie, është zbuluar në Gjermani vitin e kaluar.

Një studim i kockave të saj ka krijuar një “foto çasti” të jetës së saj, e cila tregon se ajo kishte lindur një fëmijë gjashtë vite para se të vdiste.

Kërkuesit nga zyrat arkeologjike zbuluan skeletin në Weimar të Gjermanisë në verë të 2015. Vajza të cilën ata e quajtën Rosie ka vdekur e uritur, me mangësi të vitaminës C.

Jan Novacek i cili udhëhoqi studimin, thotë se analiza e kujdesshme e kockave të skeletit u lejon atyre që të nxjerrin rrethanat e jetës së gruas edhe se si ka vdekur.

Novacek tha se në bazë të të gjeturave njerëzit që kanë jetuar në luginën e lumit Ilm kanë vuajtur nga uria. Vetëm më të fortit i kanë shpëtuar, dhe vajzat e reja nuk i kanë përkitur këtij grupi.

Familja e saj e kanë hedhur trupin e gruas në një varr të thjeshtë, të cilin arkeologët e kishin gjetur verën e kaluar në qytetin gjerman.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë