Kur kishte vetëm tri vjet, Joey Verwey, filloi tregime të cilat ishin shumë të çuditshme dhe të komplikuara, ndërsa për anëtarët e familjes së saj vështirë të besueshme se ato janë të vërteta dhe se janë prodhim i mendjes së saj.
Vajza i ka thënë prindërve se i kujtohen jetët e saj të kaluara, më saktësisht dhjetë sosh. Gjatë dy viteve të ardhshme Joey i kaloi orët e tëra nëpër seanca me psikolog, profesorë të hipnoterapisë regresive, me ekspertët për reinkarnim, gazetarë…
Përfundimi i përbashkët i tyre ishe se ajo është provë e gjallë se reinkarnimi ekziston.
Joey u kujtua se si në jetën e parë ka jetuar si njeri i shpellave, ndërsa e pabesueshme është se ishte në mundësi që të hulumtojë shpellat në Afrikën Jugore, të cilat deri atëherë askush nuk i kishte vërejtur e jo t’i hulumtojë. Ato janë të njëjtat të cilat Robert Broom, mjek dhe paleontolog, i zbuloi si hallkë të rëndësishme e cila mungonte në mes të njerëzve dhe majmunëve.
Dinte gjëra të cilat në asnjë mënyrë nuk ka mundur të dijë.
Joey jetët e veta i përshkruante me lehtësi, kështu që shpjegoi se si ka funksionuar sistemi i anijeve të lehta në Egjiptin e Vjetër, e gjithashtu ka përshkruar edhe jetën e vet në fillim të shekullit të 20 në Afrikë, si mbesë e presidentit të atëhershëm Paul Kruger, si dhe moshën madhore ku ka pasur dy burra dhe madje dhjetë fëmijë.
Kur Joey kishte pesë vjet, e njoftoi një grua të vjetër për të cilën pohonte se ishte vajza e saj në jetën paraprake. Fëmija dhe plaka, e cila në atë kohë kishte 90 vjet, kalonin orë të tëra në biseda.
Plaka kishte thënë se Joey instinktivisht ia përkujtonte nënën e saj, ndërsa gjithë çfarë biseduan më vonë kishte konfirmuar pretendimin e saj./gazetametro.net