Loading…

Misteret më të frikshme të Indisë

  • 29/04/2017 | 10:48

Misteret më të frikshme të Indisë

 India është një vend ekzotik, i bukur, por edhe misterioz. Ja disa nga misteret më të frikshme tëkëtij vendi.


Baza e UFO’ve në Kongka La Pas

Lokaliteti Kongka La Pas në zonën Ladakh të Indisë është njëri ndër lokalitetet më pak të qasshmenë botë. Jo vetëm pse gjendet në Himalaje, por edhe për shkak se Kongka ka qenë edhe shkak ikonflikteve të shumta të armatosura midis Indisë dhe Kinës.

Tani, këtë zonë nuk e kontrollon asnjëri nga këto shtete dhe, për këtë shkak, ka shumë zëra se aty alienët kanë ndërtuar baza sekrete nëntokësore. Shumë banorë të zonave të afërta thonë se kanë parë shpesh objekte të çuditshmefluturuese. Disa prej tyre mendojnë se qeveria indiane dhe ajo kineze e dinë shumë mirë se çka është duke ndodhur aty, bile ato ka mundësi që të jenë edhe duke bashkëpunuar me alienët.

Nëntë burrat e panjohur

Nëntë burrat e panjohur për Indinë janë si iluministët për botën Perëndimore, por edhe më intriguesdhe misteriozë. Sipas legjendës, kjo shoqëri e fuqishme sekrete ishte themeluar nga perandori Asoka në vitin 273 para erës së re, pas një lufte të përgjakshme, që mori jetët e rreth 100,000 njerëzve.

Funksioni i Nëntë burrave të panjohur ishte që ta ruante dhe zhvillonte një informatë sekrete, e cila do të ishte tepër e rrezikshme po të binte në duar të gabuara. Secili nga nëntë burrat ishte ngarkuar me nga një libër special të dijes, duke filluar nga propaganda, e deri te mikrobiologjia.

Në disa libra besohet se gjenden sekrete rreth antigravitacionit dhe udhëtimit në kohë. Thuhet se arti luftarak i xhudos ka rrjedhë nga këta libra, respektivisht nga Libri i fiziologjisë. Kjo shoqëri sekrete vazhdimisht i ka vetëm nëntë pjesëtarë, të cilët nuk janë vetëm indianë, por janë të përhapur në tërë botën. Në mesin e pjesëtarëve të kësaj shoqërie sekrete besohet se ishin edhe papa Silvester II dhe shkencëtari Vikram Sarabhai, shkencëtari i cili krijoi programin hapësinor të Indisë.

Fshati i mallkuar Kuldhara

Për më shumë se 500 vjet, fshati Kuldhara kishte rreth 1,500 banorë. Një natë, që të gjithë ata uzhdukën. Ata nuk vdiqën, e as nuk u rrëmbyen nga alienët. Shkaku i largimit të tyre të papritur nukështë marrë vesh kurrë.

Disa thonë se fshatarët kishin ikur nga tatimet e mëdha, derisa disa të tjerëpërmendin tregimin e një çifti të ri, të dashuruar, ku i ati i vajzës ishte kundër kësaj lidhjeje dhe, për ta larguar të bijën nga i dashuri i saj, ai kishte vendosur që të largohej me tërë fshatin, meqë ishe një njeri me ndikim. Pa marrë parasysh shkakun e largimit të tyre, për një gjë që të gjithë janëdakord.

Fshatarët e mallkuan këtë fshat, kështu që të gjithë ata që tentuan më pas të jetonin aty, pësuan një vdekje brutale. Thuhet se shpirtrat e disa nga të vdekurve mund të shihen në këtë fshat edhe sot e kësaj dite. Sido që të jetë, fshati në fjalë edhe sot e kësaj dite mbetet i shkretë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë