Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka pritur të hënën në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Alojz Peterle i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të tij.
Me këtë rast ai i ka dorëzuar kryetares Daka raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve të fundit komunale në Kosovë.
“Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë” të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të KQZ’së, dërguar mediave /gazetametro.net