Loading…

Mision i vështirë, pastrimi i listave të veteranëve

  • 05/03/2017 | 10:31

Mision i vështirë, pastrimi i listave të veteranëve

Pavarësisht kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të bëhet pastrimi i listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, me arsyetimin se këto të fundit janë të fryra, përfaqësuesit e veteranëve thonë se një gjë e tillë është e pamundur.


Vlerësohet se një reduktim i tillë i numrit të veteranëve është i pamundur nga kjo klasë politike, me arsyetimin se kjo e fundit e rriti artificialisht numrin e veteranëve.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se po punojnë në këtë drejtim.

“Po i vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve, e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme, edhe më të madhe për veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndryshe, para pak ditësh kryeministri Mustafa kërkoi që veteranët të marrin vërtetimet sa më shpejt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë