Mirlind Daku ka nisur një aventurë të re në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Spartakut të Moskës, një prej skuadrave më prestigjioze të kampionatit rus.
Daku ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me klubin e kryeqytetit rus, ndërsa transferimi i tij është shoqëruar me një investim të rëndësishëm financiar. Spartaku ka paguar rreth 11 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Sipas raportimeve nga mediat sportive, Daku pritet të përfitojë një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në vit, ku përfshihen edhe bonuset e përcaktuara në kontratë.