Loading…

Mirëseardhje Trumpit “me prekje” në Paris

  • 10/11/2018 | 23:48

Mirëseardhje Trumpit “me prekje” në Paris

“Ruptly” ka publikuar një kompilim interesant, në të cilin shihen një varg prekjes, të cilat gjatë takimit në Paris kanë këmbyer presidenti i ShBA-ve Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron.

Njëri prej tyre megjithatë ka avancuar në prekje. Çka ua merr mendja, cili prej tyre?

Trump e Macron në Paris janë pajtuar se është e domosdoshme të investohen më shumë mjetet në mbrojtjen evropiane dhe me këtë i kanë përmirësuar marrëdhëniet, por “ngrohtësia” në marrëdhënien e tyre ende mungon, vlerëson Reuters, deri sa AP transmeton kumtesën e Shtëpisë së bardhë se “për shkak të motit të keq” është anuluar vizita e Trumpit në varrezat amerikane nga Lufta e parë botërore, transmeton gazetametro.net.

Kryetari i Francës kolegun e tij amerikan e ka pritur më shtërngim të fortë dore, por duket sikur ka munguar ngrohtësia ndërmjet tyre çfarë ka ekzistuar në takimet e mëhershme, thekson agjencia.

Macron gjatë takimit e ka lëshuar dorën e tij në gjurin e Trumpit dhe i është drejtuar me fjalët “miku im”, ndërsa presidenti amerikan e ka mbajtur distancën, thotë agjencia britanike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë