Analisti politik Ilir Mirena komentoi mundësinë e një marrëveshjeje politike mes Albin Kurtit dhe partive opozitare, duke thënë se një bashkëpunim i tillë, sipas tij, mund të ndodhë vetëm nëse pranohen kërkesat e kryeministrit në detyrë, përcjell Gazeta Metro.
I ftuar në emisionin “Pressing”, Mirena deklaroi se ata që presin një kompromis të lehtë politik me Kurtin gabojnë.
“Vetëm nëse i pranojnë kushtet e tij”, tha Mirena se funksionon një bashkëpunim.
Sipas tij, opozita aktualisht ndodhet përballë një vendimi të vështirë, pasi duhet të zgjedhë mes një marrëveshjeje politike dhe mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja.
“Opozita do të ndodhet para një shantazhi, a po doni me bashkëpunu me shtreh qafën me nejt katër vjet me keqqeversije, apo po doni me shku në zgjedhje e keni me dalë edhe ma keq se me 7 qershor. Opozita është para një dileme të madhe, ata duhet me ditë qysh me u sillë”, tha Mirena në Pressing.
Ai shtoi se mënyra se si do të pozicionohen partitë opozitare do të jetë vendimtare për zhvillimet e ardhshme politike./gazetametro.net