Loading…

Mirena i thotë Limajt e Ahmetit mos të fshihen: Nuk jeni të sinqertë, tregoni a jeni pro apo kundër heqjes së taksës

  • 28/02/2019 | 23:04

Mirena i thotë Limajt e Ahmetit mos të fshihen: Nuk jeni të sinqertë, tregoni a jeni pro apo kundër heqjes së taksës

Analisti Iliri Mirena i ka kërkuar dy bashkryesuesve të Ekipit Negociator me Serbinë, Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit se të tregojnë se cili është qëndrimi i tyre në lidhje me taksën, pasi po tregohen të pasinqertë duke u fshehur prapa kësaj, transmeton Gazeta Metro.


Mirena ka thënë se Limaj e Ahmeti po tregohen të pasinqertë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe popullin e Kosovës, pasi nuk po japin një qëndrim të qartë se a duhet të hiqet taksa apo jo.

“Ahmetaj dhe Limaj po pajtohen që taksa është duke dëmtuar dialogun dhe është bërë një guri që ju ka dalë proceseve në rajon, ajo që po më duket se është e pasinqertë prej ju të dyve, pse nuk po dilni publikisht me tregu a jeni për me mbajt taksën apo për me heq taksën, shumë thjeshtë, por jo me një gjuhë të lehtë dhe po krijoni njëfarë mjegulle kjo paqartësi e juaj, pasi jeni pjesë e Qeverisë jeni pjesë e ekipit negociator. Në njëfarë mënyre fjala e juaj publike ndoshta i ndihmon edhe z.Ramush Haradinaj të dal nga kjo situatë”, tha Mirena në Zona e Debatit.

Por, Limaj e Ahmeti nuk patën ndonjë përgjigje adekuate në lidhje me këtë duket thënë se Kosova do të del shumë shpejt me një qëndrim unik në lidhje me këtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë