Loading…

Mirena-Abdixhikut: Takime të panumërta me Kurtin, asnjë me partitë opozitare qe dy vite

  • 02/09/2026 | 22:23

Mirena-Abdixhikut: Takime të panumërta me Kurtin, asnjë me partitë opozitare qe dy vite

Gazetari dhe komentatori politik, Ilir Mirena, ka komentuar gjendjen politike në vend me tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe marrëveshjen me Vetëvendosjen, transmeton Gazeta Metro.


Mirena ka kritikuar Abdixhikun, duke e cilësuar atë si ‘’ndihmës i madh’’ i Albin Kurtit.

Ai tha se ky i fundit ka takime të panumërta me Kurtin duke ia zgjatur mandatin qe dy vite, përderisa nuk ka asnjë me partitë opozitare.

‘’Albin Kurti e ka zgjat qet 2 vjetshin duke iu falënderuar Lumir Abdixhikut, i cili ka takimet të panumërta me Albin Kurtin, asnjë takim nuk e ka me krerët e opozitës, që dy vjet. Mas 9 shkurtit ky ka refuzuar të takohet me opozitën, në një moment të caktuar PDK’ja i ka thanë ‘’a po don me marr edhe postin e kryeministrit’’, numrat i kanë pas me hjek Albin Kurtin, nuk ka pranuar. Ky po del që ka qenë vegël e Vjosa Osmanit, edhe ka shpresu që kur t’i kryhet mandati Osmanit marrin vota ma shumë, kështu që Abdixhiku është fajtori kryesor edhe ndihmësi më i madh që ia ka mundësu Albin Kurti qeto dy vitet’’, ka thënë Mirena në Pressing./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë