Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se mbi 47 milionë euro janë kursyer për vitin 2020, shkruan Gazeta Metro.
Hoti ka njoftuar se është miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.
Sipas njoftimit janë kursyer mbi 47,6 milionë euro janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.
Ky është njoftimi i Kryeministrit:
Mbi 47 mil euro kursime për vitin 2020.
Me propozim të Ministrisë së Financave, sot kemi miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020, ku kemi kursyer mbi 47,6 milionë euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. ​/gazetametro.net