Loading…

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve

  • 27/01/2023 | 18:50

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, njoftoi të premten se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.


Siç bëri të ditur ministri Aliu, përmes këtij Udhëzimi janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve dhe procedurave tjera në përgjithësi.

“Gjatë kontrollimit teknik të automjetit do të bëhet monitorimi me video kamerë nga Ministria apo subjekti i autorizuar, me ç’rast do të sigurohen pamje nga fillimi i procedurës deri në përfundim të kontrollimit teknik të automjeteve, me qëllim të monitorimit të rezultateve të matjeve të automjeteve me linjë teknologjike”, shkroi Aliu në Facebook.

Tutje, ministri tha se do të përdoren pajisje për matjen e gazrave serrë dhe matjen e komponentëve të paqëndrueshme organike në automjete, në mënyrë që të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit dhe ndotjes së ajrit duke kontribuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike.

“Viti 2023 do të shënojë një kthese të rëndësishme e të dobishme për digjitalizimin e shërbimeve elektronike për infrastrukturë”, përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë