Loading…

Miratohet Strategjia kombëtare e prokurimit publik

  • 15/02/2017 | 14:52

Miratohet Strategjia kombëtare e prokurimit publik

Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Prokurimit Publik 2017-2021, e cila përmban vizionin, objektivat, masat dhe hapat që Qeveria dhe organet kryesore të prokurimit publik në Republikën e Kosovës synojnë dhe planifikojnë t’i ndërmarrin dhe arrijnë brenda periudhës së ardhshme afatmesme me qëllim të avancimit të sistemit të prokurimit publik.


Kabineti në këtë mbledhje ka miratuar Planin e Veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2015.

“Në seancën plenare të datës 1 dhjetor 2016, Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2015, për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015”.

“Në rekomandimet e nxjerra nga Kuvendi, është kërkuar që Qeveria të përgatis Planin e Veprimit për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Raportit të Auditimit, si dhe të raportoj rregullisht për arritjet e bëra në zbatim në baza tremujore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë