Loading…

Miratohet themelimi i komisionit për matjen e territorit

  • 23/12/2016 | 10:13

Miratohet themelimi i komisionit për matjen e territorit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës.


Ky miratim është bërë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka shpjeguar se nga kush do të përbëhet Komisioni dhe qfarë detyra do të ketë.

“Së bashku më partneret e koalicionit kemi ardhur në përfundim që ta formojmë një ekip të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, datës para 25 gushtit të vitit 2015 e deri ne nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Ky ekip do të ketë ekspertë të ndryshëm përfaqësues të partive opozitare,  agjencive tjera, fakultetit Matematikës Natyror, Polica, shoqëria civile, përfaqësues të komunës së Pejës, gjeodezisë dhe do të mbikëqyret edhe nga Bashkimi Evropian”, potencoi Kuçi.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka treguar qëllimin e krijimi të këtij komisioni, duke thënë se qëllimi është që të sqarohet para qytetarëve dhe deputetëve tonë nëse Kosova ka humbur territor.

Kujtojmë se krijimi i këtij komisioni është kundërshtuar nga partitë opozitare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë