Loading…

Miratohet në Qeveri: 4.27 miliardë euro buxhet për 2027’ën

  • 02/11/2026 | 16:51

Miratohet në Qeveri: 4.27 miliardë euro buxhet për 2027’ën

Në mbledhjen e së hënës, Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh, transmeton Gazeta Metro.


Siç deklaroi kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, buxheti i projektuar është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026.

Projektbuxheti parasheh ndarjen e pagës së 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit, si dhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga 1 korriku i vitit 2027.

Sipas Kurtit, buxheti për paga pritet të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa një tjetër masë e paraparë është rritja graduale e shtesave për fëmijë.

Në Projektbuxhetin për vitin 2027 është paraparë edhe rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas kërkesës së tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë