Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Buxhetin në lexim të parë, transmeton gazetametro.net
Projektligji ka kaluar me 73 vota për, 20 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët do të mblidhen përsëri rreth orës 21:00 për të votuar ndryshimet që janë propozuar nga deputetët.
Ndryshime kanë propozuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Madje, Besim Beqaj ka thënë se nëse ndryshimet e tyre nuk merren parasysh në lexim të dytë, atëherë ata si grup parlamentar do të vendosin që të mos e votojnë buxhetin.
Për këtë projektbuxhet, i cili për herë të parë kam shifrën dy miliardë, është kritikuar shumë edhe nga opozita. /gazetametro.net