Loading…

Miratohen masat e reja kundër virusit: Vazhdon ora policore, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

  • 30/11/2021 | 21:04

Miratohen masat e reja kundër virusit: Vazhdon ora policore, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë së virusit korona të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor, shkruan Gazeta Metro.


Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orë 23:00.

Mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë keni masat e plota të miratuara nga Qeveria. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë