Loading…

Miratimi i ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE’ja: Kosova një hap më afër anëtarësimit në SEPA

  • 16/10/2026 | 10:26

Miratimi i ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE’ja: Kosova një hap më afër anëtarësimit në SEPA

Bashkimi Evropian në Kosovë mirëpriti miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si përparim drejt anëtarësimit të vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), shkruan Gazeta Metro.


Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, theksoi se miratimi i këtij ligji e afron Kosovën më shumë me këtë mekanizëm evropian të pagesave, si dhe me procesin e integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Sipas BE-së, anëtarësimi i Kosovës në SEPA do të sillte lehtësime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke mundësuar transferta më të shpejta dhe me kosto më të ulët drejt dhe nga vendet pjesëmarrëse në këtë zonë.

“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, thuhet në njoftim.

Anëtarësimi në SEPA synon të lehtësojë kryerjen e pagesave në euro ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, duke ulur pengesat dhe kostot e transfereve ndërkufitare.

Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme, Kuvendi i Kosovës e miratoi projektligjin me 61 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara. Në votim morën pjesë përfaqësuesit e partive në pushtet, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë./gazetametro.net

Me 61 vota pro: Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë