Loading…

‘Miqtë e Amerikës’ nderojnë ish presidentin Bill Clinton (Foto/Video)

  • 17/02/2017 | 13:20

‘Miqtë e Amerikës’ nderojnë ish presidentin Bill Clinton (Foto/Video)

Në 9 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’, së bashku me Brigadën e Zjarrfikësve kanë organizuar një aktivitet në sheshin Bill Clinton, në Prishtinë, aty ku edhe gjendet statuja e ish presidentit amerikan, i cili dha lajmin më të pritur ndonjëherë nga shqiptarët, atë të bombardimit të Serbisë së Milosevic’it.


Në fillim u ngrit flamuri  amerikan në shtizë si shenjë respekti ndërsa më vonë u këndua nga Kori i Grave ‘Nexhmie Pagarusha’.

16809337_1416035131792197_1831953468_n

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, tha se ky organizim ka për qëllim, të tregojë se Kosova ka respekt të pa kompromis për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të mbetën gjithmonë në zemrat e shqiptarëve.

“Qëllimi jonë primar ka qenë që edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, t’i tregojmë qytetarëve amerikanë, se ne jemi të vedijshëm për atë që Amerika ka bërë për popullin dhe institucionet  e Kosovës, gjatë historisë. Po ashtu ne në asnjë mënyrë nuk i mohojmë vlerat tona, të UÇK’së, të institucioneve para dhe pas luftës”, ka thënë Rexhepi.

16830299_1416018215127222_1034278553_n

Veprimi konkret ka qenë të dërgojmë mesazhe në këtë ditë feste, që ne të festojmë bashkërisht me ju,  në ditën më sublime tonën, ne dimë me i respektua  aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi Rexhepi.

Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’, së bashku me UBT, vendosën një pushimore në sheshin Bill Clinton, në mënyrë që të gjithë ata që vizitojnë këtë shesh, të kenë mundësinë të qëndrojnë në këtë pushimore.

16779771_1416035211792189_1782305247_n

Ndryshe, kjo është hera e parë që kjo shoqatë ka bërë një organizim të tillë, ndërsa kryetari Rexhepi, theksoi se ky lloj organizimi tani më do të jetë i përvjetshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë