Loading…

Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

  • 02/05/2026 | 22:17

Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që organizohen me rastin e 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA.


Ky event i veçantë do të zhvillohet më datën 3 maj 2026 në Prishtinë dhe Hajvali, duke bashkuar figura të njohura të futbollit nga të dy vendet në një atmosferë festive dhe simbolike. Programi do të nisë me ceremoninë zyrtare të hapjes, ku do të marrin pjesë drejtues të futbollit nga të dy vendet, për të vijuar më pas me aktivitete sportive dhe ndërvepruese.

Kulmi i këtij eventi do të jetë ndeshja miqësore ndërkombëtare mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në orën 14:00 në fushën e kompleksit të FFK-së.

Ky aktivitet përfaqëson jo vetëm një festë të futbollit, por edhe një moment të rëndësishëm bashkimi dhe bashkëpunimi mes dy federatave, duke forcuar më tej lidhjet sportive dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë