Loading…

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë

  • 24/06/2022 | 16:18

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë

Qemal Minxhozi, ka thënë se e sheh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë këtë e ka thënë pas disa reagimeve nga pjesëtarë të shoqërisë civile se kjo duhet ndodhur, meqë Bashkimi Evropian po vazhdon të mos i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Jemi të gjithë shqiptarë. E shoh të pamundur. Duhet patjetër këmbëngulja e Shqipërisë që të shikojë mundësinë të bëjë presion te organet vendimmarrëse që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës, por të pajisen me pasaportën evropiane dhe të shkojnë drejt objektivave që i kanë vënë vetes”, është shprehur Minxhozi në Klan Kosova FM.

“Kosovës i takon shtetësia e saj. Kosova nuk duhet të privohet nga e drejta e saj që i takon me sjelljen e saj dhe hapave të demokratizimit. Kosova është realitet thjeshtë jo historik, por që me punën e saj e ka merituar të jetë pjesë e familjes evropiane. Kosova atë që e ka pasur para 50 vjet po i mohohet sot”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë