Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet ‘tavan’ të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë, 03 gusht, transmeton Gazeta Metro.
Çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër, çmim i njëjtë sikur dje.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 sipas njoftimit./gazetametro.net