Loading…

MINTI gjobit KEDS’in me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

  • 16/04/2026 | 21:05

MINTI gjobit KEDS’in me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 30 mijë eurosh ndaj KEDS, pasi janë konstatuar gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.


Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim është ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të kontrollit të njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Kosovës.

Komisioni Verifikues është duke zhvilluar inspektime në shtatë regjionet e vendit, me qëllim identifikimin dhe adresimin e parregullsive eventuale.

Rezultatet e deritanishme nga analizat laboratorike të kryera në Agjencia e Metrologjisë së Kosovës kanë treguar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në njehsorët e testuar.

Në këtë drejtim, MINTI ka bërë të ditur se i ka dorëzuar kërkesë zyrtare KESCO për kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar, ndërsa do të vazhdojë të monitorojë procesin përmes raporteve të rregullta.

Po ashtu, Komisioni Verifikues është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e hetuesisë për trajtimin e mëtejmë të rastit.

MINTI ka theksuar se mbetet e përkushtuar për transparencë dhe informim të vazhdueshëm të qytetarëve, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe adresimit të ankesave të tyre.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë