Loading…

Ministrja Zivic takoi deputeten Emilia Rexhepi

  • 16/07/2019 | 16:08

Ministrja Zivic takoi deputeten Emilia Rexhepi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic u takua sot me Presidenten e Partisë së Re Demokratike dhe deputeten në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë këtij takimi është biseduar rreth ofrimit të mbështetjes dhe përmirësimit të statusit të komuniteteve pakicë në Kosovë. Presidentja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka kërkuar nga ministrja mbështetje për fermerët e komuniteteve minoritare.

Ministrja Zivic shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të gjithë fermerët, përfshirë këtu edhe fermerët e komuniteteve minoritare, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre bujqësore.

Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, falënderoi ministren për gatishmërinë e saj për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe theksoi nevojën për përkrahjen e fermerëve në gjithë territorin e Kosovës./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë