Loading…

Ministrja Zivic takoi ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

  • 10/07/2019 | 17:55

Ministrja Zivic takoi ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për zhvillim ( ADA ), Gunther Zimmer, transmeton Gazeta Metro.


Ministrja Zhiviq falënderoi ambasadorin për vizitën dhe me këtë rast e njoftoi me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë  këtë vit.

Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.

Ambasadori Pfandler me këtë rast theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë.

Ministrja Zhiviq dhe Ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë