Loading…

Ministrja Zivic përcolli fushatën e korrje-shirjeve

  • 08/07/2019 | 15:50

Ministrja Zivic përcolli fushatën e korrje-shirjeve

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic së bashku me bashkëpunëtorët e saj ka përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve në Komunën Graçanicës, transmeton Gazeta Metro.


Me këtë rast, ministrja Zivic ka uruar fermerët për korrje shirje të mbara gjatë këtij viti dhe theksoi se gjithmonë do të jenë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre.

„Gruri së bashku me misrin janë kultura kryesore të bujqësisë dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për bujqësinë, por për tërë ekonominë e Kosovës. MBPZHR-ja edhe këtë vit do t’i përkrahë kultivuesit e grurit përmes subvencioneve me nga 150 euro per çdo hektarë të mbjellë“,  ka thënë ministrja Zivic .

Ajo ka treguar se nga shuma totale e programit te subvencioneve që sivjet arrin në 25 milionë euro, për mbështetjen e drithërave të bardha janë ndarë 9.5 milionë euro, ndërkaq vetëm për kulturën e grurit 6.6 milionë euro.

Bazuar në statistikat e grumbulluara nga terreni, konstatohet se gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe nga 50,000 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë, pritet rendiment mesatar prej rreth 4000 kg për hektarë.

Ndryshe, afati për aplikim për programin e subvencioneve për grurë dhe kultura tjera bujqësore dhe grante investive do të jetë i hapur deri më 12 korrik 2019./gazetametro.net
 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë