Loading…

Ministrja thotë se e di arsyen për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë

  • 31/01/2018 | 17:49

Ministrja thotë se e di arsyen për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Albena Reshitaj tha se prioritet i ministrisë që ajo drejton është përmirësimi i cilësisë së ajrit.


Reshitaj tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet rreth cilësisë së ajrit, se kanë identifikuar 100 pika ndotëse në Prishtinë, derisa shtoi se është krijuar edhe task- forcë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ministrja ka folur edhe për masat emergjente të marra në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, që sipas saj do të ndikojë më shumë në vetëdijësimin e qytetarëve.

“Është krijuar grupi që ka bërë identifikimin e më shumë se 100 pikave ndotëse që shfrytëzojnë thëngjillin, vajrat e përdorura ose lëndët e tjera djegëse jomiqësore me mjedisin, kemi kërkuar nga komunat që të hartojnë plane afatshkurtra të veprimit, ku duhet të përfshihen masat afatshkurtra të veprimit lidhur me qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe shërbime të tjera me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit”, tha Reshitaj, transmeton Gazeta Metro.

http://gazetametro.org/pasojat-e-ajrit-te-ndotur-ne-prishtine-flet-mjeku/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë