Ditë më parë, ambasadori amerikan në SHBA, Kyle Scott, në një deklaratë tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Këto deklarata të Scott nuk janë pritur aspak mirë nga politikanët serbë në Serbi, transmeton gazetametro.net
Nga politikanë serbë që kanë reaguar me zemërim është edhe Ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajlovic.
Mihajlovic ka thënë se Kosova s’ka qenë e as do të jetë e pavarur.
“Ndryshe prej SHBA-së si sponzorizues kryesor i pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj”, ka thënë Mihajlovic, raportojnë mediat serbe.
“Ajo që Serbia është duke provuar sot me presidentin Aleksandar Vucic është gjetja e një zgjidhje për Kosovën në mënyrë që të ruhet paqja në rajon çka do të ndikonte që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe”. /gazetametro.net