Ministrja e energjetikës dhe minierave Zorana Mihajlovic sot doli me akuza ndaj eurodeputetes Viola Von Cramon se po komploton me disa opozitarë serb kundër sovranitetit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Eurodeputetja gjermane nga të gjelbërit Viola von Cramon që nuk njihet se është fort miqësore me pushtetin e tanishëm serb, duke kritikuar hapur qeverinë serbe dhe vet Komisionin Europian siç bëri sot duke e parë si të paarsyeshme që t’i hapen një grumbull kapitujsh në negociatat për anëtarësim kur ka aq shumë kritika në raportin e fundit dhe kur dihet kthimi prapa në demokraci gjatë pushtetit të Vucic.
As pushteti serb nuk e fsheh fare armiqësinë ndaj eurodeputetes von Cramon, shkojnë deri në ofendime siç bëri ambasadori serb Djuric kur ju referua si “dashnorja e Kurtit”.
Këtë herë ishte ministrja Mihajlovic nga partia e Vucic – anëtare e kryesisë së partisë po ashtu- që në një njoftim të saj rreth takimit të von Cramon me aktivistin ekologjik serb Aleksandar Cuta, liderin e partisë Bashkë për Serbinë, Nebojsa Zelenovic dhe aktivistin e lëvizjes serbe “Të mos mbysim Beogradin” Dobrica Veselinovic, vetëm për çështje të ambientit nuk ishte.
“Bisedat që Cuta, Zelenovic, dhe Veselinovic kanë me Viola Von Cramon kanë të bëjnë vetëm me lobimin për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë. S’ka fare biseda për mjedisin dhe nuk do të ketë, pasi kjo është një grua që është e interesuar vetëm për një gjë, e ajo është që të bëjë propagandë për pavarësinë e Kosovës” tha Mihajlovic.
Ajo shkoi më larg se kaq gati duke i akuzuar opozitarët serb për tradhti pa e përmendur termin duke pretenduar se ata janë fshehur pas temave të mjedisit dhe atyre ekologjike pasi sot u mësua, sipas saj, se ata shfrytëzuan ato “tema për të fshehur qasjen e tyre ndaj sovranitetit të Serbisë”.
Viola von Cramon-Taudbadel nuk e ka fshehur qëndrimin e saj rreth asaj se si e sheh zgjidhjen në negociatat mes Kosovës e Serbisë, me njohje të pavarësisë së Kosovës si përfundim i arsyeshëm në fund të tyre. Qëndrim që nuk dallon nga qëndrimi i shtetit gjerman, që e ka njohur shtetësinë e Kosovës./gazetametro.net