Loading…

Ministrja maqedonase e mbrojtjes Petrovska: Ngjarjet në veriun e Kosovës nuk kanë ndikim në vend

  • 25/09/2023 | 17:52

Ministrja maqedonase e mbrojtjes Petrovska: Ngjarjet në veriun e Kosovës nuk kanë ndikim në vend

“Maqedonia është e sigurt, ngjarjet në veri të Kosovës nuk rrezikojnë sigurinë e vendit”, tha sot ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.


Ajo shtoi se situatën në veri të Kosovës po e ndjekin nga afër, jo vetëm si fqinj, por edhe si vend anëtarë i NATO-s, megjithatë theksoi se “nuk është çështja vetëm nëse ne jemi të sigurt, por duhet të gjithë të kontribuojmë që të ketë paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin”.

Petrovska dënoi sulmin mbi policinë e Kosovës, ndërsa shtoi se është prioritet që Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut.

“Siç thashë edhe më parë situatën në Kosovë e ndjekim nga afër dhe po nuk është aspak e thjeshtë për cilindo nga ne kur shohim se në rajon ka çfarëdolloj incidenti e sidomos kur është sulmuar policia e një shteti të caktuar. Megjithatë incidenti në fjalë ose ajo çfarë po ndodhë atje nuk ka ndikim dhe me ato informacione që kemi deri tash dhe që i ndërrojmë nuk ndikojnë ose nuk rrezikojnë sigurinë e shtetit tonë dhe këtë e garanton edhe fakti që ne jemi vend anëtarë i NATO-s”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë