Loading…

Ministrja Kumbaro kishte të drejtë për Erzenin e Galerisë Kombëtare

  • 23/01/2022 | 22:00

Ministrja Kumbaro kishte të drejtë për Erzenin e Galerisë Kombëtare

Para katër vjetësh Erzen Shkololli mori drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Asokohe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i uroi mirëseardhjen Shkolollit, me bindjen se me kontributin e tij Galeria e Arteve, do të sillte një frymë të re. Sot kur mandati i tij ka mbaruar, mund të themi me bindje, që Kumbaro kishte të drejtë!


“Dua t’i uroj mirëseardhjen dhe pune te mbare drejtorit te ri te Galerisë Kombëtare te Arteve, Erzen Shkololli me te cilin do te nisim një udhëtim te ri ne institucionin me te rendësish te artit pamor ne Shqipëri. Jam e bindur se dora dhe mendja e Erzenit do te ndërtoje pjesën e vet ne historinë e Galerisë Kombëtare te Arteve, do te sjelle një fryme te re dhe do te ndihmoje ne heqjen e kufijve ne hapësirën kulturore, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, por puna dhe arti i Erzenit ngrihet mbi çdo lloj kufiri ne emër te artit.

Ne katër vitet e fundit Galeria Kombëtare ka njohur ngjarje te rëndësishme kulturore, ekspozita me artiste vendas e te huaj qe kane lënë gjurme te publiku i arteve pamore, ka hapur dyert për brezat e rinj dhe është kthyer tashme ne nje nga vendet e preferuara për fëmijët me programin Edukim Permes Kultures.

Erzen Shkololli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Nën drejtimin e tij Galeria e Kosovës pësoi transformim të plotë duke u shndërruar në një urë përmes së cilës skena artistike e Kosovës, që deri vonë ishte e margjinalizuar dhe e izoluar nga komunikimi kreativ me skenat artistike evropiane dhe botërore, depërtoi fuqishëm përtej kufijve të Kosovës. Si drejtor i Galerisë, Shkololli avokoi suksesshëm për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke shërbyer njëkohësisht si komisioneri i parë i Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales.

Së fundmi, në rolin e këshilltarit të drejtorit artistik të Documenta 14 – ekspozitës më prestigjioze botërore të artit bashkëkohor – Shkololli siguroi pjesëmarrjen e parë historike të artistëve shqiptarë në këtë ngjarje. Gjithsej 17 artistë nga Kosova dhe Shqipëria ekspozuan veprat e tyre në edicionin e fundit të Documenta që u mbajt në Athinë dhe Kassel, duke dëshmuar kështu edhe përkushtimin e Shkolollit për të promovuar dhe përfshirë artistë dhe vlera të çdo gjenerate nga dy shtetet në mozaikun evropian dhe botëror të artit bashkëkohor.Gjatë karrierës së tij, Shkololli ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë pozitën e drejtorit të Fondacionit “Unë e du Kosovën”, fondacion privat që inkurajon zhvillim shoqëror përmes teknologjisë dhe artit, si dhe pozita të larta menaxheriale në festivale të ndryshme që kanë pasuruar jetën artistike në Kosovë dhe kanë promovuar artistë të rinj”, shkruante ministrja Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Në këtë mandat 4-vjeçar, Shkololli e ktheu Galerinë Kombëtare të Arteve, në një prej oazeve të rëndësishme të Tiranës. Përmes ekspozitave cilësore Galeria u kthye pikëtakimin më të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kombëtar të artit shqiptar, duke u bërë vendi më i vizituar dhe më vlerësuar i Tiranës, shkruan dritare.net.

Gazetarja Rudina Xhunga përmes emisionit Art në Komunizëm, na tregoi më shumë për Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, duke lënë mbresa jo vetëm te ndjekësit shqiptarë që e duan artin dhe kulturën, por edhe te të huajt.

Shkololli po largohet nga drejtimi i Galerisë Kombëtare të Arteve, duke lënë pas punë të jashtëzakonshme, ndërsa ne i urojmë sukses, në projektet që e presin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë