Loading…

Ministrja kërkon që të hetohet avokati Tomë Gashi

  • 20/12/2016 | 16:26

Ministrja kërkon që të hetohet avokati Tomë Gashi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kërkon që të hetohet avokati Tomë Gashi dhe ekspertët Besim Ymaj dhe Besim Latifaj për, siç thuhet, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Metro.


Ajo përmes një letre drejtuar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, do që të hetohen avokati Gashi dhe dy ekspertët, pas publikimit të një raporti për rastin “Dehari”, e të cilët, ministrja Hoxha i ka konsideruar si jokompetentë për ta bërë atë.

“Kërkojmë autorizimin e fillimit të hetimeve për z.Tomë Gashi, avokat, z. Besim Ymaj ekspert i mjekësisë-ligjore dhe Besim Latifaj, patolog”, thuhet në letrën e Hoxhës për Lumezin.

Letrën e ministres dërguar kryeprokurorit, Tomë Gashi e komentoi fare shkurt, pasi tha se nuk e kam parë atë.

“Unë nuk e kam pa atë letër, po veç në shtetet diktatoriale ministrja mundet me kërku ni gja të tillë. Por, kur ta shoh të thërras dhe e komentojmë,” tha Tomë Gashi.

Ministrja Hoxha në letër sqaron arsyet pse kërkon këtë hetim.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të deklarimeve, por edhe publikimit të raporteve të cilat i referohen humbjes së jetës së Astrit Deharit…publikimi i raporteve të tilla nga personat jokompetentë dhe të tillë të cilët dalin përtej autorizimeve ligjore, sipas pikëpamjes tonë konsiderojmë se bijën ndesh me dispozitat e legjislacionit në fuqi që i referohen detyrës zyrtare,” sqarohet në letër.

Dhurata Hoxha kërkesën për hetime e lidh me transparencën rreth vdekjes së ish-aktivistit të “Vetëvendosejs” më 5 nëntor.

“Hetimet e tilla të bëhen para së gjithash për qëllim të qartësimit të opinionit publik dhe transparencës së plotë në lidhje me këtë rast si dhe verifikimit të pretendimeve se i ndjeri Dehari është vetëvrarë,” thuhet në letër.

Kërkesën për hetime nga prokuroria ndaj avokatit dhe ekspertëve ministrja Hoxha e bëri të ditur edhe në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për vdekjen e Deharit.

Tomë Gashi si avokat i familjes Dehari më 16 dhjetor publikoi raportin e dy ekspertëve të pavarur të ngarkuar për këtë qëllim nga familja e ish-aktivistit të “Vetëvendosjes”.

Sipas këtij raporti u konstatua se Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej nën dyshimet për sulmin e 4 gushtit me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë