Loading…

Ministrja ka një mesazh për të rinjtë para liberalizimit të vizave

  • 22/09/2018 | 14:42

Ministrja ka një mesazh për të rinjtë para liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se kohë më parë ka filluar fushata për t’i njoftuar qytetarët rreth liberalizimit të vizave.

“Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi”, ka shkruar Hoxha, në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Ajo ka theksuar se të rinjtë duhet të kenë kujdes që të mos abuzojnë me heqjen e regjimit të vizave sepse ato do të sjellin pasoja për vendin.“Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”, ka shtuar Hoxha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë