Loading…

Ministrja Hoxha reagon ndaj ofendimeve të Sami Kurteshit (Video)

  • 29/12/2016 | 22:02

Ministrja Hoxha reagon ndaj ofendimeve të Sami Kurteshit (Video)

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në emisionin “Komiteti” ka folur për fyerjet që i janë adresuar asaj nga ana ish-Avokatit të Popullit, tanimë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Ajo ka treguar se deri më tani nuk ka reaguar ndaj Kurteshit, sepse nuk dëshiron që të lëshohet me deklarata, dhe nuk dëshiron që të përdor gjuhën, të cilin anëtari i VV’së e ka përdorur ndaj saj.

Ministrja ka thënë se është duke e menduar, por nuk do ta bëjë publike nëse do ta paditë Kurteshin, ose jo.

Gjithashtu tha se është habitur kur Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të VV’së në përgjithësi nuk reaguan, pas gjuhës që Kurteshi kishte përdorur ndaj ministres.

Ajo ka shtuar se kjo heshtje e kryesisë së VV tregon se fjalët e anëtarit të tyre edhe mund të jenë të orkestruara nga kjo parti. Ajo ka përmendur edhe mungesën e reagimit nga shoqëria civile dhe nga politikanet që thirreshin për mbrojte të drejtave të grave, megjithatë nuk komentuan fyerjet e ish-avokatit të popullit ndaj saj./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë