Loading…

Ministrja Hoxha përfshihet në debatin Xharra-Vetëvendosje, mbron gazetaren

  • 15/03/2017 | 21:07

Ministrja Hoxha përfshihet në debatin Xharra-Vetëvendosje, mbron gazetaren

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, me origjinë nga Shqipëri, publikoi ca fjalë në rrjetin social Facebook me datën 22 shkurt të këtij viti. Sot, pothuajse një muaj më pas, është ai publikim i cili ka nxitur një luftë të ashpër në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeredaktores së Gazetës Zëri, Arbana Xharra. E kësaj të fundit, pak çaste më parë i doli në krah edhe Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha.


Hoxha tha se Xharra është një gazetare e dëshmuar e profesionale, andaj sipas Hoxhës, e cila është nga radhët e PDK’së, trajtimi që po i bën Lëvizja Vetëvendosje gazetares Xharra është i papranueshëm, përcjell gazetametro.net

Zaimi kishte thënë se Xharra është një nga ata njerëz që po duan ta falin apo shesin tokën e Kosovës (duke pasur për referencë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, të cilën partia e Zaimit e kundërshtojnë me çdo kusht). Kurse, kryeredaktorja e Zërit, iu drejtua Zaimit me fjalën me origjinë serbe “marsh”, si dhe duke e quajtur atë “Milic i Sheshelit”.

untitled

Në anën tjetër është Lëvizja Vetëvendosje sot ka bërë të ditur se presin nga  Xharra që t’i kërkojë falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe të gjithë shqiptarëve, dhe në veçanti aktivistit të tyre, Arbër Zaimit.

Vetëvendosje poashtu kërkoi prej Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që të distancohen dhe të mos identifikohet me këtë gjuhë dhe këtë qëndrim të njërës prej pjesëtarëve të këtij komuniteti.

“Ne e respektojmë lirinë e fjalës, por jemi të bindur që askush nuk mund të fyhet mbi bazën e prejardhjes vetëm për shkak se ka kritikuar, brenda çdo etike, qëndrime rreth një prej çështjeve më të diskutuara vitin e fundit në Kosovë”, thuhet në publikimin e Vetëvendosjes, përcjell gazetametro.net

Ndërsa, vet Xharra reagoi edhe një herë lidhur me këtë temë, duke e krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me regjiminin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë