Loading…

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga SHBA

  • 16/11/2016 | 09:33

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga SHBA

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Gjatë takimit ministrja Hoxha dhe Hoyt Yee, diskutuan për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njoftoi ndihmëssekretarin në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.

“Hoyt Yee vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi”, thuhet në njoftimin për media të MD-së.

“Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Hoyt Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë