Loading…

Ministrja Haxhiu sërish sulmon Gjykatën Kushtetuese, thotë se goditi reformën në drejtësi

  • 27/03/2023 | 18:24

Ministrja Haxhiu sërish sulmon Gjykatën Kushtetuese, thotë se goditi reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar sërish pasi të premten, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.


Gjykata mori vendim që ligji të rrëzohet komplet si pasojë e pretendimeve të bazuara dhe se ky ligj bie ndesh me disa nene të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Kushtetueses sipas Haxhiut është një goditje për reformën në drejtësi dhe qytetarëve, teksa u shpreh se përbërja aktuale e Këshillit Prokurorial të Kosovës është e padrejtë, pasi sipas saj, ka mungesë balancit.

Ajo thotë se ministria e udhëhequr nga ajo, ka bërë vlerësimin se duhet të bëhen ndryshime në KPK, me arsyetimin që të ulet numri i anëtarëve, raporton Paparaci.

Kësisoj, e para e MD-së theksoi se kur është puna për reformat në drejtësi, “të gjithë duhet të jemi të unifikuar”. Haxhiu deklaroi po ashtu se mosbindja e Kushtetueses është politike.

“Duke qenë që anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk kanë mandat kushtetues, zgjidhen sipas ligjit, kemi vlerësuar që duhet të bëhen ndryshimet në ligj”, tha ajo të hënën në RTV Dukagjini.

“Gjykata Kushtetuese thotë unë nuk bindem. Si ka mundësi që Gjykata me u lëshu në vlerësime të tilla politike, se a bindet apo nuk bindet”.

Haxhiu e akuzoi Kushtetuesen, Miftaraj: E papërmirësueshme, Ligji për KPK’në dështoi për shkak të saj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë