Loading…

Ministrja: Gjermania nuk do t’i ndihmojë Amerikës kundër Sirisë

  • 08/04/2017 | 21:39

Ministrja: Gjermania nuk do t’i ndihmojë Amerikës kundër Sirisë

Avionët gjermanë nuk do të asistojnë më asnjë sulm amerikan në Siri, deklaroi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen, transmeton Gazeta Metro.


“Avionët gjermane kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacionve për misione kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR.

Ajo theksoi se “planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it”.

“Kjo nuk ka të bëj aspak me çështjen e armëve kimike”, vazhdoi Von Der Leyen.

Ajo deklaroi gjithashtu se “SHBA-ja nuk i ka kërkuar Gjermanisë asnjë asistencë për sulmet me predha kundër bazës ajrore Siriane të premten”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë