Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Reshitaj tha se taksa ekologjike e cila paguhet për regjistrimin e veturave duhet të shkojë në një fond ekologjik, i cili, sipas saj, do të duhej të përdorej për mbrojtjen e mjedisit.
Mirëpo ministrja tha se kjo taksë ekologjike që paguhet nga qytetarët tek ne shkon në ministrinë e Financave, dhe pastaj atje ndahet.
Ministrja tha se janë duke punuar për krijimin e një fondi ekologjik që do t’i ndihmonte Ministrisë së Mjedisit.
“Shtetet e zhvilluara e kanë mundësi që çdo kontratë të madhe të nënshkruar, 30 për qind ose 20 për qind shkojnë për mjedisin, pra shkojnë në fondin e Ministrisë së Mjedisit”, tha Reshitaj.