Loading…

Ministrja e Gjermanisë për Europën: Në iniciativa si ‘Ballkani i Hapur’ duhet të përfshihet edhe Kosova

  • 22/01/2022 | 08:34

Ministrja e Gjermanisë për Europën: Në iniciativa si ‘Ballkani i Hapur’ duhet të përfshihet edhe Kosova

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, ka shpjeguar në një intervistë prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.


Duke folur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, Lührmann ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova.

Thotë se kjo është thelbësore për ta.

“Ju duhet të keni hasur në konceptin eBallkanit të Hapur gjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?”, ishte pyetja që iu drejtua ministres gjermane.

“Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, tha ajo për DW.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë