Loading…

Ministrja e bindur: Demarkacioni, kriteri i fundit për vizat

  • 03/04/2017 | 23:00

Ministrja e bindur: Demarkacioni, kriteri i fundit për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se për çështjen e liberalizimit të vizave ka mbetur vetëm edhe kriteri i demarkacionit.


“Kosova duhet ta bëjë edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në Parlament para se procesi të kalojë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin Evropian, ky është kriteri i fundit dhe unë jam optimiste”, ka deklaruar Ahmetaj në televizionin Dukagjini.

Sipas saj, procesi po bllokohet në Kuvend por shumë deputetë e zyrtarë kanë nga dy shtetësi dhe ata nuk e kanë problem të marrin viza, por qytetarët.

“Shumë nga ta i marrin edhe vizat me telefon edhe nuk e kanë aspak problem. Unë po flas për shumë deputetë që janë në Kuvend e të cilët ne gjithë i njohim nuk bëra dallime e nuk thash këta apo këta por deputetët dhe zyrtarët në përgjegjësi nuk vuajnë me çështjen e marrjes së vizave qytetarët fatkeqësisht janë ata që po vuajnë”, tha ministrja Ahmetaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë